Protestat që kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë janë shoqëruar me incidente të dhunshme edhe në Durrës.
Protestat studentore që filluan në Tiranë, tashmë janë përhapur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Të enjten, protestat në Durrës janë shoqëruar me incidente të dhunshme, ku janë shkatërruar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore.
Incidentet në Durrës vinë pasi protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të institucioneve publike në Tiranë dhe qytete të tjera, raportojnë mediat shqiptare.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa tubimet vijojnë në disa zona të vendit, në ditën e tretë me radhë të protestave.









