Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me rreth 30 minuta vonesë. Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, ndërsa në rend dite janë gjithsej shtatë pika.
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur rreth orës 10:30, me rreth 30 minuta vonesë nga koha e paralajmëruar për fillimin e saj.
Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm 84 deputetë.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithsej shtatë pika, ndër to përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimi i një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
Deklarimet jashtë rendit të ditës.
Pyetjet parlamentare.
Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Më herët, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka miratuar këtë projektligj me shumicë votash, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.
Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e pikave të përcaktuara në rendin e ditës.







