Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.
Sipas raportit policor, njësitë policore kanë kontrolluar dy automjete, nën dyshimin se në to po kryhej shitblerje e substancave narkotike.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.







