TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri propozon tri prioritete për Komisionin për Legjislacion, kërkon edhe shqyrtimin e një gjykate kundër korrupsionit

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Publikohen për herë të parë pamje nga burgu në Hagë i Gjykatës Speciale ku mbahen Thaçi dhe të tjerët

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka propozuar tri prioritete për Komisionin për Legjislacion, duke kërkuar që ato të përfshihen në planin e punës së këtij komisioni.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se propozimet e tij synojnë forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe avancimin e llogaridhënies institucionale.

Prioriteti i parë, sipas tij, është monitorimi i zbatimit të ligjeve për Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Administrative, për të vlerësuar rezultatet e tyre, sfidat në funksionim dhe ndikimin në efikasitetin e drejtësisë.

Si prioritet të dytë, Tahiri ka propozuar nisjen e hartimit të Ligjit për Deputetët, i cili do të rregullonte më qartë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e deputetëve, si dhe statusin dhe përfitimet e tyre gjatë dhe pas përfundimit të mandatit.

Ndërkaq, propozimi i tretë lidhet me shqyrtimin e mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar për luftimin e korrupsionit.

Në kuadër të këtij propozimi, Tahiri ka sugjeruar që anëtarët e Komisionit për Legjislacion të zhvillojnë një vizitë studimore në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u njohur me përvojën shqiptare, procesin e themelimit të këtij institucioni dhe sfidat e tij.

Sipas Tahirit, trajtimi i këtyre tri çështjeve si prioritete do të kontribuonte në përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Tags: alencaBesnik TahiriTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

Ukshini: Protestat në Tiranë mund të kenë skenar për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ukshini: Protestat në Tiranë mund të kenë skenar për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete personi që ishte shpallur i zhdukur në Rahovicë të Ferizajt

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

Tiranë, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të protestës

Tiranë, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të protestës

Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Ukshini: Protestat në Tiranë mund të kenë skenar për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ukshini: Protestat në Tiranë mund të kenë skenar për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete personi që ishte shpallur i zhdukur në Rahovicë të Ferizajt

Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

Ministri i Brendshëm: Dhuna s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa

Ministri i Brendshëm: Dhuna s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën