TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kaosi me mbeturinat, komuna ia lë fajin mbylljes së deponisë gjatë natës, kundërshtohet nga deponia

Komuna e Prishtinës ia ka hedhur fajin e kaosit me mbeturina në kryeqytet, faktit që deponia po mbyllet gjatë natës. Megjithatë, këtë e kanë kundërshtuar drejtuesit e deponisë, të cilët kanë thënë se fajin nuk duhet t’u atribuohet atyre, pasi ndërmarrja “Pastrimi”, ka një sërë borxhesh të pashlyera.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Ka marrë rrugë për t’u zbrazur në deponinë e mbeturinave në Mirash.

Këtë veprim kamionët e “Pastrimit” mund ta bëjnë vetëm deri në orën 24:00.

Kjo pasi drejtuesit e deponisë kanë vendosur që ta mbajnë atë mbyllur deri në ora 07:00 të mëngjesit.

Sipas tyre, shkak është bërë borxhi i kompanisë “Pastrimi”.

“KMDK konsideron të domosdoshme që obligimet e mbetura financiare të adresohen sa më parë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së bashkëpunimit dhe ofrimit të pandërprerë të shërbimeve. Në rast se këto obligime nuk përmbushen, KMDK mund të detyrohet të shqyrtojë masa në përputhje me kushtet kontraktuale, përfshirë edhe kufizimin e qasjes së K.R.M. “Pastrimi” në deponinë e Mirashit”, thuhet në njoftimin e KMDK-së.

Mbylljen e deponisë gjatë natës, nuk e ka mirëpritur komuna e Prishtinës.

Madje, sipas nënkryetares së kryeqytetit, Besianë Musmurati, kaosi me mbeturinat në Prishtinë, është shkaktuar si pasojë e mbylljes së deponisë.

“Mbyllja e deponisë për 7 orë rresht ka pasoja të pariparueshme në menaxhimin e ciklit të grumbullimit të mbeturinave. Për 7 orë me radhë kamionët e kompanisë së pastrimit, të cilët grumbullojnë mbeturina gjatë gjithë natës, nuk mund të zbrazin kamionët askund. Kjo shkakton vonesa të mëdha dhe ndikon drejtpërdrejt në defunksionalizimin e ndërrimit të natës”, u shpreh Musmurati.

Fajin për situatën e krijuar, nënkryetarja Musmurati e hedh tek niveli qendror.

“Tash e dy vite, Prishtina mbahet peng për shkak të inateve të një partie politike. Krejt kjo situatë tregon që kemi investim të qëllimshëm të nivelit qendror dhe qeverisë së Kosovës për të sabotuar pastrimin e Prishtinës.  Duke parë këto zhvillime, ne jemi të detyruar ta themelojmë ndërmarrjen e re lokale të pastrimit për Prishtinë, sepse nuk mund të rrimë duarkryq përballë këtij presioni të jashtëzakonshëm”, ka thënëq tutje Musmurati.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, kërkoi nga Ministria e Mjedisit që të ndërhyj në zgjidhjen e situatës së krijuar.

“Qytetarët e Prishtinës nuk duhet ta paguajnë çmimin e përplasjeve politike. Sonte, në ora 12, kërkojmë që dyert e deponisë në Mirash të hapen për t’u larguar mbeturinat në kryeqytet. Në të kundërtën, veprimet tona nuk do të jenë më të njëjta”, tha Retkoceri.

Ndërkaq sa i përket ndërmarrjes së re të pastrimit, zyrtarët bënë të ditur se ajo ka kaluar votimin në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe aktualisht është në procedurë të shqyrtimit të ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Por se çfarë do të ndodh me punëtorë t aktual të “ PASTRIMIT”?

“Do të kujdesim që asnjë punëtorë të mos mbetet pa punë sepse për neve kjo është një anomali e nivelit qendror, pra që qëllimisht po punon që të mos e fuqizojë një kompani rajonale. KRM” PASTRIMI” ka ekzistuar tash e dhjetar vite në Prishtinë është fatkeqësi e madhe që jemi në këtë situatë”, ka përfunduar Musmurati.

Kompania e re e “Pastrimi- Prishtina”, do të jetë në pronësi 100% të komunës së Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur pasi u raportua i zhdukur në Rahovicë të Ferizajt

Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

Ukshini: Protestat në Tiranë mund të kenë skenar për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ukshini: Protestat në Tiranë mund të kenë skenar për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete personi që ishte shpallur i zhdukur në Rahovicë të Ferizajt

Dortmundi befasohet nga Bodo/Glimt

Dortmundi befasohet nga Bodo/Glimt

“Info Nata”- 14.10.2026

“Info Nata”- 14.10.2026

Aston Villa “shkel” Fenerbahçen

Aston Villa “shkel” Fenerbahçen

PSG “gjunjëzon” Cityn në “Etihad”

PSG “gjunjëzon” Cityn në “Etihad”

Real Madridi “pushton” Romën me përmbysje

Real Madridi “pushton” Romën me përmbysje

Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Kraków të Polonisë

Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Kraków të Polonisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur pasi u raportua i zhdukur në Rahovicë të Ferizajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën