Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff dhe komandantin e ri të KFOR-it, Roberto Vergori, me të cilët ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në takim admiralin Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe gjeneralmajorin Vergori.
“Gjatë këtij takimi kolonel Hoxha i njoftoi ata rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë me misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, gjatë takimit janë diskutuar edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë.
“Po ashtu u diskutuan edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli po ashtu dhe misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.







