TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, Posta promovon pullë të veçantë postare

by teve1
2 orë ago
0
A A
Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, Posta promovon pullë të veçantë postare

Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Posta e Kosovës ka promovuar një pullë të veçantë postare kushtuar historisë dhe kontributit të këtij institucioni në zhvillimin e artit dhe kulturës në vend.

Ministria e Kulturës ka theksuar që ky promovim synon të nderojë trashëgiminë artistike dhe të përjetësojë kontributin e Teatrit Kombëtar në jetën kulturore të Kosovës.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, si dhe artistë e artdashës.

Teatri Kombëtar i Kosovës, i themeluar në vitin 1946 në Prizren, ka shënuar tetë dekada veprimtari artistike, duke u shndërruar në një nga institucionet më të rëndësishme të kulturës në Kosovë.

“Ky përvjetor është rast për të nderuar të gjithë ata që, në skenë dhe prapa saj, kanë kontribuar në rrugëtimin e teatrit, duke e mbajtur gjallë krijimtarinë edhe në periudhat më të vështira. Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të teatrit mbeten pjesë e përgjegjësisë sonë ndaj artit dhe artistëve. Urime 80-vjetori Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të gjithë atyre që e kanë bërë këtë histori!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Përgjatë kësaj periudhe, breza të tërë aktorësh, regjisorësh dhe krijuesish kanë kontribuar në zhvillimin e artit skenik, përmes shfaqjeve dhe veprave që kanë lënë gjurmë në historinë kulturore të vendit.

Me rastin e këtij përvjetori është theksuar rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë teatrore dhe krijimit të kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të artit skenik, si dhe mbështetjes së artistëve dhe krijuesve të rinj.

Teatri Kombëtar i Kosovës vazhdon veprimtarinë e tij në Prishtinë, duke mbajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e krijimtarisë teatrore dhe identitetit kulturor të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet shtëpia-muze e shkrimtarit Dritëro Agolli në Menkulas, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Hapet shtëpia-muze e shkrimtarit Dritëro Agolli në Menkulas, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Hapet ekspozita “Duke vallëzuar me re”, Kurti vlerëson fotografinë e profesorit Afrim Spahiu

Hapet ekspozita “Duke vallëzuar me re”, Kurti vlerëson fotografinë e profesorit Afrim Spahiu

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, në fokus mbrojtja e grave nga dhuna

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, në fokus mbrojtja e grave nga dhuna

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Maqedonci takon ambasadorin turk në NATO, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Maqedonci takon ambasadorin turk në NATO, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Begaj reagon për tensionet në protestat në Shqipëri: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën