TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, më 15 tetor 2026, seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore, formimin e një komisioni ad-hoc për Bordin e RTK-së dhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, seanca do të mbahet në sallën e seancave plenare.

Deputetët fillimisht do të shqyrtojnë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, ndërsa më pas do të zhvillohen deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga pikat e rendit të ditës është përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), përkatësisht dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Në rend dite është përfshirë edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Pikë tjetër e seancës do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Rendi i plotë i ditës

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Deklarimet jashtë rendit të ditës.
Pyetjet parlamentare.

Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e RTK-së.

Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Seanca plenare është caktuar të nisë në orën 10:00, në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Tags: kuvendiseanceTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Begaj reagon për tensionet në protestat në Shqipëri: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Emisioni “Ditari” 14.10.2026

Emisioni “Ditari” 14.10.2026

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën