Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Milot, ku dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.
Top Channel raporton se të plagosurit janë M.P. dhe Y.B., të cilët po transportohen në gjendje të rëndë drejt Tiranës.
Të plagosurit ishin duke qarkulluar me automjet në momentin e atentatit, teksa janë goditur nga një automjet tjetër.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme për ngjarjen ndërsa polica është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj.