TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia vend strehë për personat që kanë problem me ligjin në Kosovë

Personat të cilët kanë problem me ligjin në Kosovë po gjejnë strehë në shtetin e Serbisë. Kjo sipas ekspertëve të sigurisë po ndodhë për shkak të mungesës së bashkëpunimit juridik e politik ndërmjet dy vendeve.

by Doresa Geci
36 minuta ago
0 0
A A

Babi i cili dyshohet të ketë vrarë të birin e tij mbrëmjen e së dielës ende nuk është kapur nga autoritetet e sigurisë.

E në afërsi të fshatit Pogragjë të Gjilanit,  Policia kishte gjetur veturën me të cilën ishte arratisur pas  ngjarjes.

Madje sipas raportimeve, dyshohet se i njëjti është larguar në Serbi, meqenëse këtë fshat e ndajnë vetëm 4 kilometra me vendin fqinj.

Por ky nuk është rasti i par që kryerësit e veprave penale gjejnë strehë në Serbi.

“Është praktike e përgjithshme të krimet e rënda sidomos të vrasjet, plagosjet e rënda edhe vepra të tjera të rënda penale që në rast që ndodhin menjëherë Policia njofton pikat kufitare në mënyrë që personat e tillë ose kryesit e tillë të veprave penale të mos ikën jashtë territorit të Kosovës. Kjo vlen edhe për rajonet që kufizohet me Serbinë sidomos me Gjilanin edhe rajonet të tjera të cilat në mënyrë të përforcohen pikat kufitare në mënyrë që të identifikohet kryesitë e veprave penale”, ka thënë njohësi i sigurisë, Refki Morina.

Sipas ish eprorit të Policisë së Kosovës, Refki Morina, për shkak të raporteve ndërmjet dy shteteve edhe personat e përfshirë në vepra penale nuk mund të ekstradohen nga Serbia.

“Nëse kalojnë në territorin e Serbisë dihet që nuk kemi marrëdhënie as diplomatike e as politike me ta as nuk e kemi njohur dhe as nuk na ka njohur si shtet, ata hezitojnë dhe për këtë arsye kryesit e veprave penale nuk i ekstradojnë në Republikën e Kosovës” tha tutje Morina.

Edhe sipas ekspertë së kriminologjisë, Dita Maksiqi, strehimi i personave të cilët kanë problem me drejtësinë në Kosovës në shtetin fqinjë ndodhë për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Mosnjohja e Kosovës dhe pengesat politike të cilat i kemi e të cilat e vështirësojnë bashkëpunimin ndërmjet autoritete dhe institucioneve dhe procedurat e ndërlikuara të bashkëpunimit. Pastaj perceptimi se mund të shpëtohet në një farë forme drejtësisë, pra nga pikëpamja kriminologjike një person beson që përtej kufirit arrestimi është më pak i mundshëm e gjithmonë e sheh një territor tjetër për të u larguar, si dhe afërsia gjeografike dhe lidhjet personale nëse ka e mundësojnë arratisjen”, u shpreh ekspertia e kriminologjisë, Dita Maksiqi.

Në korrikun e vitit 2024,Faton Hajrizi  u largua nga burgu i Smrekonicës dhe kaloi ilegalisht në Serbi. I arratisur nga Kosova vazhdon të jetë edhe Milan Radojçiqi i cili kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Kosova lançon në nëntor platformën e identitetit elektronik, e-ID

Kosova lançon në nëntor platformën e identitetit elektronik, e-ID

Aleanca kërkon që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitet shtetëror

Aleanca kërkon që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitet shtetëror

​Operacion i Njësisë Speciale në Fushë Kosovë

​Operacion i Njësisë Speciale në Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën