TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

by teve1
2 orë ago
1
A A
Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurohen se janë të vaksinuar kundër fruthit.

Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, Vitia ka paralajmëruar për rikthimin e fruthit në vend, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje.

“Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë, sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të kësaj sëmundjeje, lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt, siç e kemi bërë me gjenerata”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka theksuar se institucionet shëndetësore po e monitorojnë nga afër situatën epidemiologjike dhe po ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.

Sipas ministrit, vaksinimi i rregullt mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi dhe parandalimin e përhapjes së tij.

“Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër, ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar”, ka apeluar Vitia.

Ndryshe, në përditësimin e fundit të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë se nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar 203 raste me fruth, ndërsa prej tyre 17 janë regjistruar gjatë javës së fundit./teve1.info/

Tags: Arben VitaFruthiTeve1Vaksinim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me Hekuran Nikçin, diskutojnë për asetet e AKP-së dhe Fondin Sovran

Kurti takohet me Hekuran Nikçin, diskutojnë për asetet e AKP-së dhe Fondin Sovran

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

Gjilani kthehet te fitorja

Gjilani kthehet te fitorja

Kosova humb edhe në Vjenë

Kosova humb edhe në Vjenë

Kurti takohet me Hekuran Nikçin, diskutojnë për asetet e AKP-së dhe Fondin Sovran

Kurti takohet me Hekuran Nikçin, diskutojnë për asetet e AKP-së dhe Fondin Sovran

Rama pas mbylljes së Kapitullit 20: Nuk ndalemi pa e vendosur flamurin shqiptar në krye të BE-së

Rama pas mbylljes së Kapitullit 20: Nuk ndalemi pa e vendosur flamurin shqiptar në krye të BE-së

Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën