Një 31-vjeçar është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në rastin e vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në Ferizaj të hënën.
Gjatë punimeve në një objekt në ndërtimi, viktima dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Sipas Kanun Veselit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, i dyshuari është ndaluar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Viktima është M.M., 54 vjeç, ndërsa B.T., 31 vjeç, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”, ka njoftuar ai./teve1.info/
Vdes një 54-vjeçar në vendin e punës në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati përdhes në bodrum







