Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri pasditen e së shtunës në fshatin Caparc të Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur me pistoletën e një personi tjetër të dyshuar.
I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë.
“Dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.







