Policia e Kosovës raporton se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje, të shtunën në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Për rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.







