TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se dikur

by Teve1
2 orë ago
1
A A
Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se dikur

Komandanti në shkuarje i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një adresim lamtumirës, para largimit të tij nga Kosova, ka përkujtuar se sot situata e sigurisë është shumë e mirë se ajo në vitin 1999.

Njëzet e shtatë vjet më parë, në qershor 1999, trupat e NATO-s u dislokuan në Kosovë, me rreth 55 mijë ushtarë nga 36 vende.

Ulutash tha se përmes përkushtimit dhe qëndrueshmërisë, KFOR-i i ka qëndruar besnik parimeve të tij duke qenë i paanshëm, transparent dhe i vendosur në përmbushjen e misionit të tij.

“Sot, situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999. Organizatat e sigurisë në Kosovë janë zhvilluar dhe janë bërë më të afta. Çdo ditë, Policia e Kosovës, së bashku me EULEX-in, garanton sigurinë publike për të gjitha komunitetet. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë: i pranishëm në të gjithë Kosovën, si një forcë që ofron siguri e qetësi, që mbron stabilitetin e arritur me mund dhe është gjithmonë i gatshëm të ndërhyjë nëse ka rreziqe për përkeqësimin e situatës së sigurisë”, ka thënë Ulutash.

Ai ka theksuar se KFOR-i vazhdon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes, teksa ka shtuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme nuk është ushtarake, por ajo është politike.

“Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në këtë drejtim, përfshirë mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. Ky është kuadri për të trajtuar çështjet e pazgjidhura dhe për të kërkuar zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Ulutash duke shtuar se KFOR-i është një histori suksesi.

Kujtojmë, Ulutash më 14 tetor do të dorëzojë detyrën e tij te kreu i ri i misionit KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori nga Italia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet ekspozita “Duke vallëzuar me re”, Kurti vlerëson fotografinë e profesorit Afrim Spahiu

Hapet ekspozita “Duke vallëzuar me re”, Kurti vlerëson fotografinë e profesorit Afrim Spahiu

Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë merr formë, Rama poston pamje

Deputeti i VV-së: Përparim Rama po planifikon të përfitojë para duke u thirrur në emër të UÇK-së

Arrestohet në Prishtinë, 41-vjeçari i dënuar për vjedhje e grabitje

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën