Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në fshatin Trudë të Prishtinës, ku tre persona të dyshuar, të maskuar, i kanë marrë një shoferi 1 mijë e 500 euro para të gatshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor.
Përveç grabitjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka goditur viktimën, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
“Fsh. Trudë, Prishtinë 07.10.2026 – 02:40. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturë në dalje të autostradës e kanë ndaluar tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë nga kuleta 1500€ para të gatshme. Po ashtu njëri prej të dyshuarve e goditur viktimën për çka viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor./teve1.info/







