Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Alban Bajrami, ka thënë në emisionin “Infonata” në Tëvë1 se presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka ardhur në Presidencë si përfaqësuese e ndonjë partie politike.
“Justina Shiroka-Pula nuk është as e Vetëvendosjes, as e PDK-së. Ajo vjen nga bota akademike”, ka thënë Alban Bajrami.
Bajrami komentoi edhe zhvillimet e ditës së sotme, kur u raportua se Berita Abazi është emëruar shefe e kabinetit të Justina Shiroka-Pulës.
“Nuk e di çfarë ka të keqe në këtë rast. Presidentja nuk shet akullore që t’i kënaqë të gjithë. Vetëm ai që shet akullore i kënaq të gjithë”, theksoi Alban Bajrami.




