Që 131 ditë qytetarë të shumtë janë duke protestuar në Tiranë.
Por mbrëmjen e së enjtes protesta eskaloi në kryeqendrën shqiptare.
Përveç thirrjeve për dorëheqje të kryeministrit, Edi Rama, u kundërshtua edhe reforma territoriale në Shqipëri.
Situata u tensionua edhe brenda Kuvendit.
Kjo pas votimit të ligji i cili parasheh reduktimin i bashkive, nga 61 në 46.
Nga deputetët e Partisë Demokratike, ky veprim i mazhorancës është quajtur si anti-demokratik.
“Jo vetëm që nuk respekton vullnetin qytetarë por edhe shkatërron edhe shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo u kundërshtua fortë nga qytetarët, nga këshillat bashkiake, është kundërshtuar nga të cilët gjykojnë dhe mendojnë në parimet demokratike. Është një reformë që i shërben forcimit të regjimit, forcim të sundimit të regjimit dhe centralizimi të rrezikshme komunistë, i cili kërkon të krijohet në Shqipëri”, deklaroi Dritan Shehu nga PD.
Sipas tyre, ky ligj do të ketë pasoja të mëdha për shtetin.
“Pasojat më të rënda janë e para një herë, largimi i qytetarëve nga pushteti lokal, krijimi i një pakënaqësia të thellë të qytetareve. Kjo do të shoqërohet nga një eksod i popullsisë nga largimi jashtë”, tha Shehu.
Edhe sipas analistit, Aledsandër Çipa, ligji ka paqartësi dhe skepticizëm nga banorët e bashkive në territorin e Shqipërisë.
“Perceptimi publik është se do të vështirësoj jetën qytetarëve sepse e centralizon burokracinë dhe administratën e largon nga territori specifik dhe zonat rurale. Nuk dëshmohet efektivë në mjete apo në logjistikë dhe nuk i ndihmon qytetarëve që shumica janë në moshën e tretë”, tha Çipa.
Sipas variantit të partisë në pushtet, kjo po bëhet me qëllim të krijojë njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme.
Harta e re territoriale do të zbatohet zyrtarisht në zgjedhjet vendore të vitit 2027.






