TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani kërkon të shikohet nëse Specialja po respekton të drejtat e të akuzuarve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Osmani thotë se ka zhvilluar takime edhe me liderë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Gjatë një konference të përbashkët për media në Prishtinë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Osmani u pyet nëse do të takojë ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, por ajo tha se më të rëndësishme janë veprimet sesa vizitat.

“Unë besoj që do të ulemi dhe do të diskutojmë me institucionet, në radhë të parë se si mund të bëjmë çmos që ligjet që i ka miratuar vetë Kuvendi i Kosovës, amendamentet kushtetuese që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës, të zbatohen, por edhe sa i përket mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve në këtë rast”, tha Osmani.

Në Kosovë ka kritika të shumta ndaj Dhomave të Specializuara për zvarritjen e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët për pothuajse dy vjet gjenden në paraburgim në Hagë, dhe ende nuk ka një datë për nisjen e gjyqit ndaj tyre.

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë gjenden ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani foli edhe për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 21 korrik, që kërkon që Këshilli i Evropës të bëjë përditësime sa i përket raportit të senatorit Dick Marty, të vitit 2011, ku pretendohej se në Kosovë dhe Shqipëri ka pasur trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë. Ky raport ishte bërë shkas për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

“Dick Marty ka tentuar ta shtrembërojë të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, një luftë gjenocidale e Serbisë kundër popullit të Kosovës, por përgjigjen e ka marrë nga vetë prokurorët të Speciales”, tha Osmani, duke iu referuar një raporti nga prokurori amerikan, Clint Williamson, që më 2014 tha se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

E para e vendit tha se Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal dhe Serbia ka qenë agresore, duke shtuar se, siç i quajti ajo, thashethemet e raportit të Këshillit të Evropës, “kanë rënë në tokë” para shumë vitesh.

Sipas Osmanit, Kosova do të mund të ndërmarrë veprime ligjore, kur të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, teksa më herët gjatë këtij viti Prishtina zyrtare dorëzoi aplikimin për anëtarësim në këtë institucion.

“Natyrisht që në momentin që Kosova është anëtare në këtë organizatë do të ketë të drejta të plota sikurse edhe deputetët e tjerë që sot kanë të drejtë vote, të paraqesin amendamente, dhe atëherë Kosova do të ketë mundësi që të bëjë propozime brenda vetë organizatës që e pat miratuar atë raport”, tha Osmani./rel

Tags: Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, Policia: Me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, Policia: Me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën