TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila: Mbretëria e Bashkuar, partner strategjik industrial dhe tregtar i Kosovës

by teve1
54 minuta ago
0
A A
Kusari-Lila: Mbretëria e Bashkuar, partner strategjik industrial dhe tregtar i Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në UK Business Forum në Kosovë, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Forumi, i organizuar nga Këshilli për Investitorët Evropianë, ka mbledhur biznese, investitorë dhe partnerë institucionalë nga të dyja vendet, me fokus në mundësitë konkrete për investime, partneritete dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga partnerët strategjikë industrialë dhe tregtarë të Kosovës, duke vlerësuar se ekziston potencial i madh për thellimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje.

Sipas saj, Kosova ofron disa nga elementet që kërkon një investitor, përfshirë fuqinë punëtore të re dhe dinamike, një brez të ri ndërmarrësish, afërsinë me tregun evropian, klimën fiskale konkurruese dhe qasjen në tregje të reja përmes marrëveshjeve tregtare, përfshirë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me EFTA-n.

Kusari-Lila ka theksuar se, për investitorët britanikë, këto mundësi nënkuptojnë jo vetëm qasje në një treg të ri, por edhe mundësi për të prodhuar në Kosovë, për të eksportuar më lehtë drejt tregjeve evropiane dhe për të ndërtuar partneritete që mund të zgjerohen përtej kufijve të Kosovës.

Interesi britanik për investime në Kosovë është në rritje.

Aktualisht, 388 kompani me pronarë britanikë operojnë në Kosovë, ndërsa investimet britanike janë rritur nga 17.9 milionë euro në vitin 2024 në 24 milionë euro në vitin 2025.

Sipas ministres Kusari-Lila, ky trend pozitiv ka vazhduar edhe gjatë vitit 2026.

Në këtë drejtim, ajo ka theksuar se potenciali i bashkëpunimit Kosovë–Mbretëri e Bashkuar nuk duhet të matet vetëm përmes shifrave të investimeve, por edhe përmes krijimit të lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve, hapjes së tregjeve të reja për kompanitë kosovare dhe krijimit të më shumë mundësive për qarkullimin e kapitalit, ideve dhe njerëzve në të dyja drejtimet./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha pret ambasadorin e ri francez, diskutohet për bashkëpunimin në infrastrukturë

Basha pret ambasadorin e ri francez, diskutohet për bashkëpunimin në infrastrukturë

Sekuestrohen armë dhe 92 fishekë në Rahovec

Sekuestrohen armë dhe 92 fishekë në Rahovec

Glauk Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Glauk Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Qeveria kërkon autorizim nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

Gaza ende nuk ka asnjë spital tërësisht funksional, thotë grupi izraelit i të drejtave

Kanadezja Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Kanadezja Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Qeveria kërkon autorizim nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

Qeveria kërkon autorizim nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

Pushohen hetimet ndaj Izedin Bytyqit për “aferën e ambalazhuesve të ujit”

Pushohen hetimet ndaj Izedin Bytyqit për “aferën e ambalazhuesve të ujit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën