Mesfushori defensiv, Adrion Pajaziti do të jetë mungesa e madhe te skuadra e Hajdukut në ndeshjen derbi kundër Dinamos së Zagrebit.
Pajaziti ishte dëmtuar te Hajduku para se të grumbullohej te Shqipëria, ku i është konfirmuar lëndimi muskulor duke bërë që mos të paraqitet fare në Ligën e Kombeve.
Tani, Pajaziti do të mungojë edhe për derbin me Dinamon që luhet të shtunën, ndërsa mbetet në dyshim për ndeshjen me Ajaxin në kuadër të Ligës së Konferencës.
Pajaziti është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Hajduku këtë sezon, në të cilin ishte titullar i padiskutueshëm në 14 ndeshje që i ka luajtur deri më tani.
Ai iu bashkua Hajdukut vitin e shkuar dhe me skuadrën nga Spliti ka kontratë deri në verën e vitit 2029.




