TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndryshimi i Projektligjit për Specialen-skepticizëm se do të ketë zbatueshmëri

Miratimi në lexim të dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, ka ngritur shqetësime nga Bashkimi Evropian. Derisa në Kosovë, juristët janë me mendime të ndara sa i përket zbatueshmërisë së saj.

by Lindrit Zejnullahu
2 orë ago
0 0
A A

Me 88 vota për, u miratua në lexim të dytë Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specialiuzuara.

Përmes këtij ndryshimi, synohet ndryshimi i mënyrës së funksionimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Aty thuhet se nuk shfuqizohet Specialja, por disa prej elementeve kryesore si juridiksioni, periudha kohore që mbulon, dënimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve që do të mbeteshin jashtë kompetencës së saj.

Për këtë ndryshim, nga Gjykata Speciale nuk kanë pranuar të komentojnë lidhur me këtë ndryshim.

”Nuk kemi asnjë koment për momentin. Dhomat e Specializuara janë të përqendruara plotësisht në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të siguruar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, thuhet nga Gjykata Speciale.

Megjithatë, të shqetësuar me këto veprime u shprehën nga Bashkimi Evropian.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre”, është thënë në reagimin e BE-së.

Për zbatueshmërinë e këtij ligji, thotë se është skeptik juristi, Alban Arifi.

Derisa avokati Ardian Bajraktari vlerëson se këto ndryshime ishin të domosdoshme, pasi që përcaktojnë mangësitë që ishin në këtë Ligj.

Sipas ligjit aktual, Specialja do të merrej me veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore.

Në juridiksion do të përfshiheshin edhe vrasjet, tortura dhe trajtimi mizor ose çnjerëzor në vende specifike të ndalimit të përmendura në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori hungarez: Presim të forcojmë bashkëpunimin me Presidenten Shiroka-Pula

Ambasadori hungarez: Presim të forcojmë bashkëpunimin me Presidenten Shiroka-Pula

Terras uron Shiroka-Pulën: Prioritetet janë institucionet stabile dhe përparimi drejt BE-së

Terras uron Shiroka-Pulën: Prioritetet janë institucionet stabile dhe përparimi drejt BE-së

Haxhiu: Presidentja e re e merr detyrën në një moment që kërkon maturi politike

Haxhiu: Presidentja e re e merr detyrën në një moment që kërkon maturi politike

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën