Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë parë duke biseduar gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Kurti dhe Osmani ishin të pranishëm në rreshtat e parë të ceremonisë së mbajtur në Presidencë.
Nuk është bërë e ditur se për çfarë kanë diskutuar dy ish-bashkëpunëtorët politikë gjatë takimit.
Marrëdhëniet mes Kurtit dhe Osmanit ishin ftohur veçanërisht gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit, ndërsa Osmani në deklarime të mëparshme kishte kritikuar qëndrimet e Kurtit lidhur me raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkohë, Osmani e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të shtetit, duke thënë se do ta ketë mbështetjen e saj për çështjet që janë në interes të Republikës së Kosovës./teve1.info/




