TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Myftiu Tërnava uron Presidenten Shiroka-Pula: Do të keni mbështetjen e Bashkësisë Islame të Kosovës

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Fitër Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në urimin e tij, Tërnava ka shprehur bindjen se Presidentja e re, me përvojën dhe përkushtimin e saj, do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet dhe do të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe ruajtjen e unitetit institucional e politik.

“Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tërnava.

Ai ka përgëzuar edhe subjektet politike për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes, duke vlerësuar se kjo marrëveshje i ka dhënë vendit stabilitet institucional.

Tërnava ka përshëndetur gjithashtu miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritjen që nga ky proces të ketë drejtësi.

Në urimin drejtuar Presidentes Shiroka-Pula, Myftiu Tërnava ka theksuar se ajo do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“E nderuar Presidente, në misionin tuaj fisnik dhe në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të larta shtetërore, do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj dhe timen si Myfti i Kosovës, gjithmonë në shërbim të së mirës së vendit dhe interesit të popullit tonë”, ka deklaruar Tërnava.

Në fund, ai i ka uruar Presidentes forcë dhe urtësi në përmbushjen e detyrës së saj shtetërore.

“Zoti ju dhëntë forcë e urtësi në përmbushjen e kësaj detyre dhe e bekoftë Kosovën e popullin e saj!”, ka përfunduar Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava./teve1.info/

Tags: BIKJustina PulaTeve1zgjedhja e presidentit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Personalitete të shumta shtetërore marrin pjesë në inaugurimin e Presidentes Shiroka-Pula

Personalitete të shumta shtetërore marrin pjesë në inaugurimin e Presidentes Shiroka-Pula

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK kundërshton kritikat e BE-së për ndryshimet në Dhomat e Specializuara

Gruda: Ligji për Specialen në përputhje me standardet evropiane, urime për Shiroka-Pulën

Gruda: Ligji për Specialen në përputhje me standardet evropiane, urime për Shiroka-Pulën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën