TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fejza: Sot do të ketë seancë, do të tentohet zgjedhja e presidentit

by Tëvë1
28 minuta ago
0
A A
Fejza: Sot do të ketë seancë, do të tentohet zgjedhja e presidentit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka folur për zhvillimet e fundit politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

E ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Fejza ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka përmendur Bekim Sejdiun si një prej emrave të mundshëm për kandidat për president.

Ndërkohë, Sejdiu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është tërhequr nga gara për president.

Megjithatë, Fejza ka thënë se tërheqja e Sejdiut nuk nënkupton se ai nuk dëshiron të jetë president apo të shërbejë në Republikën e Kosovës. Sipas saj, arsyeja kryesore lidhet me mungesën e votave.

“Ajo që është tepër e rëndësishme është se profesori nuk ka dhënë dorëheqje, që nuk do të jetë president, as nuk dëshiron që të shërbejë në Republikën e Kosovës. Arsyeja pse është tërhequr është se ka të bëjë me mungesën e votave. Prandaj edhe LDK-ja, pjesa që janë deklaruar për Bekim Sejdiun, janë në seancë. Mundësia dhe kuorumi i takon Albin Kurtit edhe Abdixhikut që të bisedojnë përsëri me z. Sejdiu dhe vendit t’i japin presidentin”, ka deklaruar Fejza.

Ajo ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit, sipas saj, nuk kërkohen votat e deputetëve të PDK-së, por vetëm pjesëmarrja e disa prej tyre në sallë për të mundësuar kuorumin.

“Ajo që neve na duhet është vetëm pjesëmarrja në seancë. Nuk po kërkojmë as votën e deputetëve të PDK-së, vetëm prezencën e disa prej tyre në sallë. Edhe një herë po e ritheksoj se Sejdiu nuk është tërhequr sepse nuk ka dashur të jetë kandidat për president, por vetëm se nuk i ka pasur votat”, është shprehur Fejza.

Fejza ka folur edhe për deklaratat e fundit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Hamza duhet ta pranojë ftesën e Kurtit për takim.

“Unë e pashë edhe konferencën e kryetarit të PDK-së. Ai tha se duhet të takohemi, mirëpo ai duhet njëherë ta pranojë ftesën e Kurtit për t’u takuar”, tha Fejza.

Duke folur për përfundimin e afatit dhe situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit, Fejza ka bërë të ditur se pritet të ketë seancë edhe gjatë orëve të mbetura.

“Do të ketë seancë edhe në këto orët e mbetura. Do të mundohemi të bëjmë zgjedhjen e presidentit. Unë pres që në orët në vazhdim të kemi një seancë sot”, ka deklaruar Fejza.

Tags: Arjeta FejzakonferenceTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drejtori i Policisë priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ulutaş

Drejtori i Policisë priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ulutaş

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

Dorëheqje të reja nga LDK – Mosvotimi i ndryshimeve për Specialen sjellë përçarje të re

Policia: Dy nga tre protestuesit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, 20 policë janë lënduar

Protesta e mbrëmshme/Të lënduar protestues e policë-IPK heton pretendimet për tejkalim të autorizimeve

Auto Draft

Largimet nga QMF-të, mbi 50 punëtorë të QMF-ve pa punë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën