TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

Kryeministri, Albin Kurti në ditën e dytë të Forumit për Shoqëri Civile (CSF 2026) si pjesë e iniciativës rajonale të Procesit të Berlinit nën moton “Prova, jo premtime” tha që Kosova është bërë një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkanin Perëndimor.

Kurti u shpreh mirënjohës që mirëpresin këtë forum, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal i vendit mbështetet në marrëdhënie të mira fqinjësore evropiane.

“Jemi të lumtur që jemi mikpritës të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tank-eve të këtij viti në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin e kemi organizuar së bashku me Fondacionin për Shoqëri të Hapur për Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që ky forum mbahet në Kosovë…Për ne, bashkëpunimi rajonal mbështetet gjithashtu në marrëdhënie të mira fqinjësore evropiane, të cilat janë të mundshme vetëm kur fqinjët i respektojnë këto vlera. Shpesh, bllokimet në rajonin tonë vijnë pikërisht nga kjo: mospërputhja e vlerave. Megjithatë, ne zgjedhim të udhëheqim me shembull, dhe kjo fillon me demokracinë. Në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende po rrëshqasin drejt autokracisë, Kosova është bërë një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, duke fuqizuar sundimin e ligjit, duke luftuar korrupsionin dhe duke mbrojtur liritë themelore”, tha Kurti.

Kurse, drejtori i OSF Western Balkan, Andi Dobrushi tha se një reformë nuk mund të mbetet e papërfunduar në jetën e njerëzve dhe se sipas tij, detyra e tyre është të tregojnë se kush është përgjegjës për të mbyllur atë.

“Një reformë nuk mund të përfundojë vetëm në një raport, nuk mund të përfundojë vetëm në dokumente dhe, megjithatë, të mbetet e papërfunduar në jetën e njerëzve. Detyra jonë është ta mbajmë të dukshme këtë distancë dhe të tregojmë se kush është përgjegjës për ta mbyllur atë. Prandaj, natyrisht, edhe këtë vit e kemi bërë punën tonë: gjashtë grupe pune, organizata dhe institute kërkimore nga të gjashtë vendet, me një draft të diskutuar në Podgoricë në korrik të këtij viti dhe me konsultime të mëtejshme që nga atëherë”, tha ai.

Në anën tjetetër Kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Predrag Zenoviq tha se “progresi” i Malit të Zi dëshiron të demostrojë se perspektiva evropiane mund të bëhet realitet në rajon.

“Mali i Zi nuk dëshiron të jetë një përjashtim. Ne dëshirojmë që progresi ynë të demonstrojë se perspektiva evropiane mund të bëhet një realitet për të gjithë rajonin. Këtu qëndron rëndësia e Procesit të Berlinit. Mali i Zi ka pasur privilegjin dhe përgjegjësinë të kontribuojë në të, dhe tani të kryesojë këtë forum të rëndësishëm rajonal, i cili ishte aty edhe në kohë—siç e tha Andi—kur nuk kishte as dëshmi e as premtime nga Brukseli”, tha ai.

Ky forum do të mbyllet nesër, më 7 tetor.

Tags: albin kurtiballkanforumi per shoqeri civileKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen

Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën