Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen me San Marinon.
Përballja Shqipëri – San Marino, luhet sonte nga ora 20:45 në Tiranë, dhe i takon xhiros së katërt të grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Vet Maran ka pranuar se do të ketë ndryshime në formacion derisa ka konfirmuar në portë Mario Dajsinanin shkaku i mungesës së Alen Sherrit e Etrit Berishës.
Reparti i mbrojtjes, pritet të përbëhet nga Elseid Hysaj e Mario Mitaj në krahun e djathtë dhe të majtë derisa në qendër do të vendosen Berat Gjimshiti e Marash Kumbulla.
Mesfushorët para mbrojtjes do të jenë Kristjan Asllani e Juljan Shehu kurse sulmin do ta përkrah treshja Arbër Hoxha, Ernest Muçi e Myrto Uzuni.
Si qendërsulmues i vetëm i Shqipërisë në këtë përballje, sipas të gjitha gjasave do të jetë Rey Manaj.









