Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona janë lënduar gjatë protestës, një prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.
Syla ka thënë se shumica e të lënduarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të pasojave nga gazi lotsjellës, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.
“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar nga gazi lotsjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar në shtëpi”, ka theksuar Syla.







