Është përshkallëzuar situata para institucioneve të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit.
Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të institucioneve, ndërsa më herët gjatë protestës janë raportuar edhe incidente me deputetë dhe zyrtarë shtetërorë.
Për shkak të tensioneve, është shtuar prania e forcave policore pranë Kuvendit dhe Qeverisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit nga hyrjet e institucioneve.
Protesta po zhvillohet me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar.







