Profesori Nexhmedin Spahiu, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të akuzohet nga Haga nëse e miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
“Me miratimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara, Kurti mund të akuzohet për pengim të drejtësisë. Edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë”, ka deklaruar Nexhmedin Spahiu.
Më 28 shtator, Kuvendi i Kosovës me 99 vota e ka miratuar Deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deklarata mes tjerash e konsideron të papranueshëm konstatimi për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal nga të katër të dënuarit nga shkalla e parë. Teksti gjithashtu kërkon që Gjykata Speciale të mos dalë nga mandati i saj dhe konstaton që ka ekzistuar Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, e zbatuar përmes aparatit shtetëror, ushtarak dhe policorë jugosllav e serb.
Deklaratën shtatëpikëshe, ku është përfshirë edhe një kërkesë për institucionet shtetërore e lexoi para deputetëve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.







