Protestuesit që janë mbledhur sonte në Prishtinë në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Drejtësisë.
Aty, organizatori i ‘’Jo në emrin tim’’, Çlirim Haziri, i ka kërkuar ministres Donika Gërvalla që ta procedojë ligjin për Specialen, duke theksuar se ata nuk do të ‘’ndalen asnjë natë’’.
‘’Kërkesën tonë prej qeverisë e sollëm te dyert e kësaj ministrisë, te ministrja Donikë, i kërkojmë sot këtu, ta procedojë atë ligj të UÇK’së, ta procedojë se në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi derisa asnjë natë derisa kjo ministri ta procedojë ligjin…’’, ka thënë mes tjerash Haziri.
Marshimi po zhvillohet si pjesë e protestës kundër vendimit të Speciales në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjesëmarrësit po mbajnë pankarta dhe po bëjnë thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike para Ministrisë duke brohoritur “Liri çlirimtarëve, vdekje tradhtarëve”.







