TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se plani i LVV-së është që të vazhdojnë konsultimet me partitë politike opozitare për zgjedhjen e presidentit, me synimin që gjatë katër ditëve të ardhshme të gjendet një zgjidhje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

Ai ka shpresuar që takimi i cili po mbahet tani mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza të sjell rezultate pozitive.

Deputeti ka thënë se secili deputet duhet t’i thërras përgjegjjes dhe përgjegjësisë së tij politike dhe publike që t’i shmang zgjedhjet dhe t’i jap vendit institucione.

“Plani ynë është të vazhdojnë konsultimet me partitë politike opozitare për president që gjatë këtyre katër ditëve të gjejmë një zgjidhje dhe të martën e ardhshme të zgjedhim presidentin e Kosovës dhe t’i shmangim zgjedhjet krejtësisht të panevojshme, vendi ka nevojë për stabilitet institucional, për president dhe për të vazhduar punën. Uroj që kësaj here takimi mes Kurtit dhe Hamzës të ketë marrëveshje, po dua me shpresua që në këto katër ditë të vërejmë reflektim dhe të kemi një dakordim për presidentin. Fatkeqësisht deri para 16 shtatorit PDK dhe Aleanca i kanë refuzuar me kryeministrin Kurti. Secili deputet duhet t’i thërras përgjegjjes dhe përgjegjësisë së tij politike dhe publike që t’i shmang zgjedhjet dhe t’i jap vendit institucione”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Rrustemi ka folur edhe për pasojat që, sipas tij, do të sillte mos zgjedhja e presidentit pas 6 tetorit, duke e lidhur situatën institucionale edhe me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Nëse ne nuk e kemi presidentin pas 6 tetorit, nuk do të kemi as Kuvend as Qeveri fuqiplote, se si do të përballemi pastaj me Gjykatën Speciale. Në këtë situatë do duhej të gjejmë një zgjidhje për presidentin, I shkaktojmë shumë dëm vetë atyre katër ish-krerëve të UÇK-së që janë në Gjykatën në Hagë që po përballen me Gjykatën Speciale duke mos pasur institucione stabile. Beteja reale për këtë nismë ligjore fillon nëse në rast se miratohet në ditën e parë pas miratimit. Nisma ligjore me u miratua dhe presidenti jo atëherë ndërtojmë kauza eventuale ose temë për fushatë zgjedhore. Pikërisht në betejën tonë me Gjykatën Speciale është shumë më i rëndësishëm procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës sesa trajtimi në këtë fazë me nxitim i nismës ligjore me idenë që me 6 shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Rrustemi./teve1.info/

Tags: Adnan Rrustemiceshtja e presidentitGjykata SpecialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe sonte është duke u zhvilluar protesta në sheshin e Prishtinës, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Edhe sonte është duke u zhvilluar protesta në sheshin e Prishtinës, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Albin Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet zgjedhja e presidentit

Policia njofton se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Policia njofton se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Mjete të reja për zjarrfikësit, Lipjani, Shtimja dhe Drenasi pajisen me kamionë të rinj

Mjete të reja për zjarrfikësit, Lipjani, Shtimja dhe Drenasi pajisen me kamionë të rinj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën