TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Denis Matoshi, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Denis Matoshi, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Denis Matoshi, i njohur edhe me pseudonimet “Dizdari”, “Alduth” dhe “Shqiptari i Gjatë”, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës dhe ndodhet tashmë në një burg belg.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, e cila tha se ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Matoshi, 37 vjeç, është dënuar këtë vit nga drejtësia belge me 10 vite burg dhe 80 mijë euro gjobë, në kuadër të dosjes së trafikut të drogës “Yaramis”. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e rreth 7.5 milionë eurove, të konsideruara si të ardhura kriminale të lidhura me të, shkruan A2CNN.

Sipas autoriteteve belge, Matoshi është konsideruar një nga drejtuesit e organizatës kriminale shqiptare “Kompania Bello”. Ai jetonte prej vitesh në Dubai dhe ishte arrestuar atje rreth dy vite më parë, pas kërkesës së autoriteteve belge për ekstradimin e tij.

Prokuroria e Antwerp e ka lidhur atë me organizimin e tërheqjes së ngarkesave të kokainës nga porti i Antwerp-it. Hetimet bazohen, ndër të tjera, edhe në komunikime të zbërthyera nga rrjeti Sky ECC.

Sipas dosjes së prokurorisë, bashkëpunëtorë të tij dyshohet se kanë kryer edhe transferta parash për Matoshin gjatë viteve 2020 dhe 2021, me një vlerë totale prej rreth 1.75 milionë eurosh.

Tags: DubaiekstradimShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku kujton Tolaj e Haklaj: Zbardhja e vrasjes së tyre obligim shoqëror e institucional

Abdixhiku kujton Tolaj e Haklaj: Zbardhja e vrasjes së tyre obligim shoqëror e institucional

Ministria e Shëndetësisë në Gaza shpall “alarm epidemik” pas rritjes së rasteve të meningjitit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza shpall “alarm epidemik” pas rritjes së rasteve të meningjitit

NATO zotohet të mbrojë hapësirën pas raportimeve për satelit bërthamor rus

NATO zotohet të mbrojë hapësirën pas raportimeve për satelit bërthamor rus

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

Zhegrova mund të jetë gati për Venezian

Juventusi do të vlerësojë ofertat për Zhegrovën

Arrestohen edhe katër persona për rastin vrasjes së Arlinda Zekajt, dy nga ta dyshohen se ndihmuan në vrasjen

Arrestohen edhe katër persona për rastin vrasjes së Arlinda Zekajt, dy nga ta dyshohen se ndihmuan në vrasjen

Liga e Parë vazhdon me ndeshje në mesjavë

Liga e Parë vazhdon me ndeshje në mesjavë

Jashari i dhuron presidentes uniformën e FSK-së dhe e njofton për të arriturat

Jashari i dhuron presidentes uniformën e FSK-së dhe e njofton për të arriturat

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt sillet në gjykatë nën masa të larta sigurie

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt sillet në gjykatë nën masa të larta sigurie

Sezoni i Championsit nis të martën

Liga e Kampionëve, duele interesante në “Emirates” e “Etihad”

Abdixhiku kujton Tolaj e Haklaj: Zbardhja e vrasjes së tyre obligim shoqëror e institucional

Abdixhiku kujton Tolaj e Haklaj: Zbardhja e vrasjes së tyre obligim shoqëror e institucional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën