Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave, njoftoi të enjten ky institucion.
Sipas njoftimit, ndaj të pandehurit N.H. është ngritur aktakuzë për tri vepra penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Ndërkaq, ndaj të pandehurit I.B. është ngritur aktakuzë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj të pandehurit N.H. për tri vepra penale: ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Shpëlarja e parave’ dhe ‘Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, dhe një (1) aktakuzë ndaj I.B. për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet dhe identitetet e plotë të të pandehurve.







