Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot në orët e paradites stërvitjen e fundit në Debrecen, në prag të përballjes me Izraelin.
“Dardanët” kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, duke përmbyllur përgatitjet për ndeshjen e sontme në kuadër të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Kosova dhe Izraeli do të përballen sonte nga ora 20:45, në Debrecen të Hungarisë.
Përzgjedhësit e të dyja skuadrave tashmë kanë finalizuar përgatitjet, ndërsa vëmendja është te sfida që nis në mbrëmje.
Kosova synon të vazhdojë paraqitjet pozitive në këtë edicion të Ligës së Kombeve.











