TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nderohet rektori historik Ejup Statovci në 29-vjetorin e protestave studentore të 1 Tetorit 1997

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Nderohet rektori historik Ejup Statovci në 29-vjetorin e protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Në 29-vjetorin e protestave të studentëve të vitit 1997, u nderua rektori historik Ejup Statovci.

Të pranishëm në këto homazhe ishin qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, bashkëpunëtorë e familjarë.

Kryeministri Kurti tha se falë mbështetjes së rektorit Statovci, protestat studentore u ngritën në nivel të Universitetit të Prishtinës. Ai tha se Statovci ishte në ballë të këtyre protestave dhe e kujtoi atë si një profesor të mençur e të urtë.

“Duke i falënderuar rektorit të atëhershëm, profesor Ejup Statovcit, protestat studentore u ngritën në nivel të Universitetit të Prishtinës dhe kemi qenë bashkë mësimdhënësit edhe ne studentët më 1 Tetor të vitit 1997, kur u thye heshtja nën okupim… Atëbotë kanë qenë diku 20 mijë studentë dhe 1 mijë mësimdhënës dhe rektori Statovci ka qenë udhëheqës, ka qenë profesor shumë i nderuar, ka qenë akademik, por edhe njëkohësisht i urtë, por i vendosur, i mençur, por aktiv; profesor, po me studentët. Kurrë nuk e harrojmë edhe vitin 1991, kështu që unë besoj që ai është momenti kur ai e ka dëshmuar veten në lartësinë e duhur edhe historike do të thosha, kur e ka rifilluar Universitetin e Prishtinës pasi që na kishin dëbuar nga objektet universitare”, tha Kurti.

Ernest Luma, ish-nënkryetar i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, tha se ai ishte gjithmonë me studentët edhe në ditët më kritike.

“Është një emocion i veçantë. Ne sot jemi këtu për të nderuar figurën e njërit prej protagonistëve më të rëndësishëm të asaj kohe, të rektorit historik të Universitetit të Prishtinës, profesor doktor Ejup Statovci, i cili gjithmonë ka qenë me studentët, ka qenë edhe në ditën kritike, pra në ditën më të rëndësishme, në ditën e kësaj kthese të madhe më 1 Tetor të vitit 1997. Më kujtohet si sot, kur pati thënë në një pyetje të gazetarëve se a do të jetë pjesë e protestës së nesërme, atëherë kur kishte kundërshtime të shumta, të mbahet apo jo ajo protestë, ai tha ‘Studentët janë të universitetit dhe universiteti do të jetë me studentët'”, tha ai

Bujar Dugolli, bashkudhëtar i rektorit Statovci, tha se kur një rektor është me studentët “madhështia është aty”.

“Lëvizja ishte e studentëve, organizimi i studentëve, por mbështetja e rektorit i dha fuqinë dhe rëndësinë lëvizjes studentore, prandaj kur një rektor është me studentët dhe për studentët, pa dyshim që madhështia është aty”, tha Dugolli.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, prej nga ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Sllobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

Tags: 1 tetoriEjup Statovciprotestat studentorerektori historikTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Protestat e nxënësve përhapen në Francë duke bllokuar dhjetëra shkolla dhe universitete

Protestat e nxënësve përhapen në Francë duke bllokuar dhjetëra shkolla dhe universitete

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

Iraku vendos afat për çarmatimin e grupeve jashtë kontrollit shtetëror

Iraku vendos afat për çarmatimin e grupeve jashtë kontrollit shtetëror

Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Muriqit i rritet vlera me 2.5 milionë euro

Muriqit i rritet vlera me 2.5 milionë euro

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën