KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar se rreth 20 mijë lëndë të konsumatorëve me borxhe të papaguara janë nënshkruar për procedim te përmbaruesit privatë.
Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë obligime të papaguara për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave që t’i shlyejnë faturat me kohë, në mënyrë që të shmangin procedurat përmbarimore dhe kostot shtesë që mund të rrjedhin prej tyre.
“Kompania u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë obligime të papaguara për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, që t’i shlyejnë ato me kohë, duke shmangur kështu procedurat përmbarimore dhe kostot shtesë që mund të rrjedhin prej tyre”, thuhet në njoftim.
Sipas KRM “Pastrimi”, pagesa e rregullt e faturave është e rëndësishme për funksionimin e qëndrueshëm të kompanisë dhe për vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave.
Kompania ka rikujtuar qytetarët se shërbimi i grumbullimit të mbeturinave vazhdon të ofrohet dhe u ka bërë thirrje që obligimet për këtë shërbim t’i kryejnë pranë KRM “Pastrimi” Sh.A./teve1.info/







