TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

Në 28-vjetorin e Epopesë së Jezercit, u bënë homazhe pranë varrit të Komandant Ferrit, i cili shërbeu si komandant gjatë kësaj beteje. Në këtë ditë u kujtua edhe dyvjetori i vdekjes së tij, ndërsa vajza e Imri Ilazit kujtoi momentet e fundit me babanë.

by Adea Mustafaj
2 orë ago
0
A A
Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

Lulet po i vendos pranë varrit të më të dashurit të saj.

E kjo ditë, Ardita Ilazit, i përkon me dy përvjetorë.

Dy vite me parë, ndërroi jetë babai i saj, Imri Ilazi.

E pikërisht nën urdhrat e tij, me 28 shtator të vitit 1998, në Jezerc të Ferizajt, ushtarët e UCK-së, i detyruan forcat të mëdha ushtarake e policore serbe, të tërhiqeshin prapa.

Kjo rezistencë e cila e shpëtoi popullsinë civile, tani njihet edhe si “Epopeja e Jezercit”

Por, angazhimi i Komandant Ferrit për lirinë e vendit, kishte nisur shumë vite më parë.

“Ka shumë histori realisht se prindërit tonë, qysh si studentë në vitet ’81, ka qenë pjesëmarrës i demonstratave në atë kohë, edhe i plagosur. Kështu që ka pasur shumë raste ku ka mundur me humb jetën, edhe në luftë më vonë, ku janë vrarë shokët e tij. Ka qenë edhe ky i plagosur, edhe normal këto rrëfime na kanë mbetur në kujtesen tonë”, shprehet vajza e tij, Ardita Ilazi.

Kujtimet kur babai u nis nga Gjermania në Kosovë, Ardita thotë se i mban mend.

Por si fëmijë, shton se nuk e kishin kuptuar peshën e atij vendimi të babait.

“Realisht ne kemi qenë të vegjël, nuk di çka të rrëfej shumë për kohën e luftës, sepse ne kemi qenë në Gjermani. Ai ka ardhur në vitin 1998, në mars të ’98-ës, nga Gjermania në Kosovë, iu është bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si fëmijë nuk e kam ditur peshën e asaj kohe edhe qysh më vonë jemi, kemi marrë vesh se çka ka ndodhur vërtetë. Pas luftës jemi kthyer dhe jemi bashkuar me babain tonë, gjeneralin Imri Ilazi, që e pati fatin me shpëtuar edhe me shiju lirinë”, tregon ajo.

E ata që luftuan nën urdhrat e “Ferrit” i kanë fjalët më të mëdha për komandantin e tyre.

“Unë si një luftëtar i drejtpërdrejtë i Epopesë së Jezercit sot kujtojmë me krenari, me lavdi dëshmorët e rënë në këtë betejë, nëntë dëshmorët e rënë. Por sot jemi me zemër të thyer për atë që na ka ndodhur këtë të fundit, vendimit të Hagës… Sot gjithashtu kemi dy vjetorin e gjeneralit Imri Ilazi, të cilin e kujtojmë me pietet jetën dhe veprën e tij. Gjithmonë do ta kujtojmë për sakrificën e tij, për shembull tyre në luftë”, shprehet Luan Jahiri  -nwnkryetar i OVL-UÇK-së në Ferizaj.

Por ky përvjetor, këtë vit po përjetohet ndryshe në Ferizaj.

Shkak për këtë, është aktgjykimi dënues për çlirimtarët nga Gjykata Speciale.

“Është kjo ditë e veçantë dhe sigurisht se përtej një dite është dhe bëme e veçantë edhe për faktin se ne edhe këtë ditë po e shënojmë pa praninë, respektivisht me mungesën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Dhe sot përtej homazhit, kishte edhe dhimbje, kishte edhe mërzi, që ne nuk i kishim ata, për t’i nderuar bashkë, bashkëluftëtarët e tyre. Dhe prandaj sot me ndërimin, ishte pra kjo edhe respekti që kishim po mbi të gjitha, ishte edhe si një lloj kërkese e gjithë atyre dhjetëra mijëra vetëve që jo në emrin tim”, tha kryetari i komunws Agim Aliu.

Ndryshe, në “Epopenë e Jezerzcit” gjatë përballjes me forcat serbe, heroikisht ranë nëntë ushtarë të UCK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë

Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë

Pas Skenderajt, edhe Malisheva miraton Deklaratën kundër Gjykatës Speciale

Pas Skenderajt, edhe Malisheva miraton Deklaratën kundër Gjykatës Speciale

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Caktohen gjyqtarët e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Tridhjetë objekte në lagjen “Arbëria” do të kyçen në ngrohtoren e kryeqytetit

Rama pas miratimit të buxhetit: Investimet që e çojnë Prishtinën përpara

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

Tridhjetë objekte në lagjen “Arbëria” do të kyçen në ngrohtoren e kryeqytetit

Rama pas miratimit të buxhetit: Investimet që e çojnë Prishtinën përpara

Lista Serbe nuk e duron himnin e Kosovës, lëshon seancën

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën