Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e nesërme (e martë) me fillim nga ora 13:00.
Njoftimi u bë nga OVL UÇK përmes një email-i të dërguar për mediat.
OVL-UÇK ditët e fundit ka organizuar protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan nga Dhomat e Specializuara në Hagë me 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25, kurse Kadri Veseli me 18 e Rexhep Selimi me 13.







