Skuadra nga Serie A e Italisë, Juventusi, të dielën mbrëma ka marrë një lajm të mirë dhe një të keq nga ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Edon Zhegrova ka vazhduar me paraqitjet e mira, duke shënuar golin e vetëm për Kombëtaren e Kosovës në humbjen 3:1 nga Austria në Vjenë.
Ndërkohë, Francisco Conceicao është dëmtuar dhe zëvendësuar në fitoren e Portugalisë në udhëtim te Norvegjia.
Mësohet se Conceicao ka dëmtuar gjurin dhe Juventusi është në pritje të testeve mjekësore për ta kuptuar shkallën e lëndimit.
Te Juventusi po shpresojnë që Conceicao nuk ka diçka serioze, ndonëse mungesën e tij mund ta kompensojnë me Zhegrovën.
Zhegrova në dy ndeshjet e fundit të Juventusit në kampionat, ka pasur paraqitje fantastike duke shënuar 2 gola dhe bërë 1 asistim.








