TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haradinaj: Kuvendi t’i dalë në mbështetje katërshes së UÇK-së, qëllimi i Kurtit janë zgjedhjet

by Tëvë1
52 minuta ago
1
A A
​Haradinaj: Kuvendi t’i dalë në mbështetje katërshes së UÇK-së, qëllimi i Kurtit janë zgjedhjet

Kuvendi i Kosovës duhet t’i shfrytëzojë këto ditë për t’i dalë në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së, tha deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, edhe nëse s’ka dakordim për presidentin dhe shkohet në zgjedhje të reja, Kuvendi duhet që deri më 6 tetor t’i bashkohet zërit të qytetarëve se “dënimi i Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së nuk ishte në emrin tonë”.

Aktualisht, në Kuvend është proceduar projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërkaq në seancën e sotme pritet të miratohet një deklaratë në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Gjykata e konfirmoi se më 6 tetor mbyllet afati për të zgjedhur presidentin. Kjo i bie se janë shumë pak ditë dhe kuptohet, gjithë kjo kohë është djegur qëllimshëm nga LVV-ja dhe Kurti. Këto ditë të mbetura janë të rëndësishme për krijimin e institucioneve dhe për t’iu përgjigjur zërit të qytetarëve, i cili veçse po rritet çdo ditë e më shumë, jo vetëm në Kosovë. Vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm, i padrejtë, për shkak se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare dhe s’është në emrin tim dhe as në emrin tonë. Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë, edhe nëse nuk i krijon institucionet, që t’u bashkohet qytetarëve”, tha ai.

Haradinaj, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se qëllimi i tij nuk është zgjedhja e presidentit, por shkuarja në zgjedhje të reja.

“Qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje, përderisa çdo gjë shkon drejt zgjedhjeve. Do të ishte e turpshme me i lënë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën me u bërë bashkë me popullin, jo në emrin tonë… Ne kemi dhënë ofertën tonë me ndihmu krijimin e institucioneve, edhe pse e kemi ditur se është lojë e Kurtit. Ai i ka ftuar në takime dhe ka tallur dhe i ka lënë pa marrëveshje. Nuk jemi pjesë e lojërave të tij dhe nuk do të bëhemi”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

Drafti i LVV-së për deklaratën kundër Speciales, kërkon strategji të përbashkët shtetërore

21 të akuzuarit për krime lufte e dëbim të shqiptarëve do të gjykohen në mungesë

21 të akuzuarit për krime lufte e dëbim të shqiptarëve do të gjykohen në mungesë

Shqipëri, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas hetimit ndaj Vlora Hysenit

Shqipëri, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas hetimit ndaj Vlora Hysenit

PDK e hapur të diskutojë për presidentin nëse kalohet projektligji për Specialen

PDK e hapur të diskutojë për presidentin nëse kalohet projektligji për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën