Bega thotë se në këtë mënyrë, as bizneset nuk do të mund të “luanin” shumë me çmime.
“Sikur Qeveria të reagonte në ditët e para të inflacionit me ndonjë masë, ta zëmë ku do të ulte çmimin e naftës, do të ulte çmimin e bukës, çmimin e qumështit, vezëve, atëherë psikologjikisht konsumatorët do të reagonin ndryshe. Dhe ne do të kishim edhe bizneset të cilat nuk do të mund të luanin shumë me çmime dhe ato do të bëheshin palë në atë frymë që do krijohej”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Tutje, ai shtoi se masa më e mirë që ka marrë Qeveria tani është subvencionimi i bujqve.
“Në rastin tonë, Qeveria nuk ka reaguar. Çmimet janë rritur si pasojë e faktorëve në tregjet globale. Qeveria ka zgjedhur një formë tjetër t’i kundërpërgjigjet asaj përmes shpërndarjes së 100 eurove për të punësuarit… dhe në të gjitha këto masa që Qeveria i ka marr, masa e vetme pozitive nga këndvështrimi im ka qenë subvencionet për bujqit. Ndonëse e vonuar, ka qenë e domosdoshme, sepse kjo ka ndikuar që bujqit të vazhdojnë të punojnë”, theksoi ai. /Teve1.info/