TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Kryesia e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, është mbledhur sot për herë të parë. Nga aty u mor vendim që të hënën të mbahet një seancë e Kuvendit. Temë kryesore e diskutimeve ishte nisma e PDK-së për plotësim ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
3 0
A A

Të gjithë bashkë u mblodhën në Kryesinë e Kuvendit.

Përfaqësuesit e partive politike për herë të parë po takohen për të filluar legjislaturën e 11-të në Kuvend.

Në mbledhjen e kryetares së Kuvendit dhe nënkryetarëve nga partitë, prezent ishin edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Ani pse formalisht nuk e kanë të zgjedhur nënkryetarin, në takim erdhi shefi i grupit parlamentar, Arian Tahiri.

Ky i fundit tregoi se çka kërkoi në këtë mbledhje.

“Në emër të partisë Kryesisë i kërkova që fillimisht Kuvendi ta ketë deklaratë të përbashkët dhe u dakorduam ta kemi deklaratën e përbashkët në seancën që do mbahet të hënën. Më e rëndësishme është nisma ligjore që e kemi dorëzuar në Kuvend dhe prej Kuvendit nisma për mendim ka shkuar në Qeveri. Andaj presioni i të gjithëve duhet të jetë te Qeveria”, tha Artan Tahiri.

Tahiri tha se për nismën e PDK-së, Haxhiu i ka thënë se do të zhvilloj takime me kryeministrin Kurti.

“Këtë kërkesë dhe presion e bërë te Kryesia ku Haxhiu u zotua se personalisht do të angazhohet dhe do komunikojë me kryeministrin që kjo nismë të trajtohet me urgjencë. Të mos neglizhohet dhe të sigurohet vullneti i secilës forcë politike që të bëhet amandamenti i Ligjit për Dhomat e Specializuara karshi situatës në të cilën jemi”, deklaroi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Artan Tahiri.

Mirëpo, kur kryekuvendarja u pyet për nismën, ajo tha se nuk janë konsultuar paraprakisht.

“Sa i përket projektligjit u munduam ta pyesim Tahirin se me kë jeni konsultuar, sepse mendoj që shumë më e drejtë të ishte që çfarëdo të bënim të vinim në Komisionin për Legjislacion dhe të draftonin një ndryshim-plotësim të ligjit. Ose që paraprakisht të konsultohen ekspertët e fushës dhe ekipet e mbrojtjes. Nuk mendoj se bëjmë mirë nëse nuk i konsultojmë ekipet mbrojtëse për çfarëdo iniciative ligjore. Sipas informacioneve, ekipet mbrojtëse nuk janë konsultuar dhe është gabim”, tha Albulena Haxhiu.

Por ajo tregoi se në seancën e së hënës do të kenë një deklaratë të përbashkët të gjitha partitë për aktgjykimin në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së.

“Miratimin e një deklarate që lidhet me procesin në Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Jemi dakorduar që paraprakisht të mos vendosen deputetët para një akti të kryer, mirëpo që të kontribuojmë në draftimin e kësaj deklarate. Të jetë një qëndrim i Kuvendit. Deklaratat nuk kanë peshë juridike, por të jetë një qëndrim i Kuvendit”, shtoi Haxhiu.

Haxhiu foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Unë jam shumë e shqetësuar për mënyrën se si i trajton Gjykata lëndët. Nuk është Gjykata Kushtetuese institucion që duhet të ua bëj qejfin partive politike. Nëse ne kemi gabuar; thuaje këtu ka qenë gabimi. Pra, pak po ia bëjë qejfin Vetëvendosjes, këtu po ja bëjë qejfin PDK-së. Këtu po e mbylli syrin. Këtu po e hapi syrin. Kjo është çështje shumë serioze”, potencoi Haxhiu.

Për deklaratën e përbashkët, folën edhe Vetëvendosje dhe Aleanca.

“Po ashtu patëm një pajtueshmëri për një deklaratë të përbashkët e cila do të shprehte edhe unitetin e jo vetëm të partive politike, por mbi të gjitha unitetin e qytetarëve në raport me një qëndrim politik me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale të datës 16 shtator”, tha Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

“Aleanca në këtë takim e ritheksoi atë që e ka thënë para tri ditëve, nevojën që Kuvendi i Kosovës të ketë një deklarim politik, deklaratë për Rezolutë që do të dënonte, dhe në të njëjtën kohë do të kërkonte drejtësi për katër çlirimtarët tanë në Hagë. Këtë kërkesë e theksova në takimin e Kryesisë, por në të njëjtën kohë edhe i dhashë mbështetje Grupit Parlamentar të PDK-së për nismën e tyre që tashmë është në Qeveri”, deklaroi Besnik Tahiri nga Aleanca.

Në këtë mbledhje të parë të kryesisë, u diskutua për formimin e komisioneve të rregullta parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

Konjufca në Nju Jork: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi

Konjufca në Nju Jork: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi

Dita e dhjetë: Nis protesta në Prishtinë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dita e dhjetë: Nis protesta në Prishtinë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën