Në Skenderaj sikurse në shumicën e qyteteve të Kosovës është protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, thotë se ata që kanë dërguar dosje si dhe ata që kanë qenë kundër luftës së UÇK-së nuk duhet ta kenë vendin në Qeverinë e Kosovës.
“Ata që kanë dërguar dosje si dhe ata që kanë qenë kundër luftës së UÇK-së nuk duhet ta kenë vendin në Qeverinë e Kosovës. Është absurde që Donika Gërvalla të jetë në Qeveri”, ka thënë Sami Lushtaku, gjatë protestës.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur sot protesta në 14 komuna të vendit, për të kundërshtuar aktgjykimin e Speciales ndaj katërshes së UÇK-së.







