TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

by teve1
1 orë ago
1
A A
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi me qendra thirrjesh ndaj shtetasve gjermanë.

Aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, B.D., A.D., L.D., G.D. dhe E.D. ngarkohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike”.

Ndërkaq, i pandehuri B.C. ngarkohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, pesë të pandehurit kanë vepruar nga viti 2022 deri më 2024 në kuadër të një grupi të organizuar kriminal me karakter ndërkombëtar, duke kryer veprime nga territori i Kosovës ndaj shtetasve të Gjermanisë.

Prokuroria pretendon se aktiviteti është zhvilluar përmes qendrave të thirrjeve, teknologjisë VoIP, numrave telefonikë të maskuar dhe mjeteve të komunikimit elektronik.

Sipas aktakuzës, të pandehurit janë paraqitur me identitete dhe cilësi të rreme, duke u prezantuar si punonjës bankash, zyrtarë policorë apo përfaqësues të institucioneve të tjera.

Qëllimi, sipas Prokurorisë, ka qenë sigurimi i të dhënave personale dhe bankare të viktimave.

Dëmi financiar që, sipas aktakuzës, i atribuohet veprimtarisë së pesë të pandehurve arrin në 211 mijë e 690 euro.

Ndërkaq, B.C. dyshohet se, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si punonjës i një banke gjermane dhe duke përdorur emra të rremë, ka kontaktuar shtetas të Gjermanisë dhe ka siguruar të dhëna të ndjeshme bankare.

Sipas aktakuzës, nga këto veprime është shkaktuar dëm prej 149 mijë e 475.04 eurosh.

Hetimi i rastit është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Gjermanisë, përmes mekanizmave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, si dhe me institucionet vendore të zbatimit të ligjit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, e posaçërisht në trajtimin dhe hetimin e rasteve me element ndërkombëtar, përmes bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit vendore dhe ndërkombëtare”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

​Mblidhet Këshilli drejtues i PDK-së, në fokus aktgjykimi i Hagës

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

​Shoqëria civile letër Amnesty International për Hagën: Sqarojeni kontekstin e viktimave, të përmenden krimet serbe

Maran debuton nesër me Shqipërinë: “Më emocionon

Maran debuton nesër me Shqipërinë: “Më emocionon

Skocezi Walsh, gjyqtari kryesor i ndeshjes Austri – Kosovë

Skocezi Walsh, gjyqtari kryesor i ndeshjes Austri – Kosovë

Rashica: Në Austri, vetëm për fitore

Rashica: Në Austri, vetëm për fitore

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

Manchester City shpallet fajtor për shkelje financiare nga Premierliga

Manchester City shpallet fajtor për shkelje financiare nga Premierliga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën