Krasniqi pëmes një njoftimi në Facebook, ka falënderuar Kamberin për vizitën, teksa ka shtuar se zëri i Shaip Kamberit do të jehoj guximshëm edhe në këtë mandat në Kuvendin e Serbisë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, shkruan teve1.info
“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik!”, ka shkruar Kransiqi.