Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me rrjedhën e afatit për zgjedhjen e presidentit është pritur me habi nga LVV-ja.
Fejza ka thënë se partia e saj nuk e përjashton mundësinë që gjatë kërkesës për shtyrje të afatit të jetë arritur një marrëveshje politike me LDK-në, ndërsa ka theksuar se LVV-ja konsideron se zgjedhjet e reja do të ishin të panevojshme dhe të dëmshme për vendin.
“Ne si VV kemi marr pak me habi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është i ndryshëm sa i përket rrjedhës së afatit….Ne nuk mund ta përjashtojmë faktin që në kohën kur kërkuam shtesë na arritëm një marrëveshje politike me LDK-në. Konsiderojmë që edhe një palë zgjedhje janë të panevojshme dhe të dëmshme për vendin tonë, në emër të saj VV është përpjekur maksimalisht të arrijë një marrëveshje politike gjë që e ka bërë më LDK-në, për një emër i cili do të vijë i pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe do të votohet nga deputetët. Vendit i duhen institucione, në linjë me këtë ne iu kemi dërguar ftesa të pa fundshme partive opozitare që të ulemi dhe të gjejmë një emër që prodhon konsensus Kuvendin e Kosovës. Nuk ka logjikë që të shkojmë edhe një palë zgjedhje t’i prodhojmë edhe një dëm shumë financiar këtij vendi. Ne besojmë që të gjitha partitë politike iu bie barra për çështjen e presidentit, unë besoj që VV do të vazhdojë angazhimin për përpjekjen për çështjen e presidentit, krejt çka shpresoj është reflektim nga ana e partive opozitare”, ka deklaruar Fejza në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Duke folur për Gjykatën Speciale dhe vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, Fejza ka thënë se LVV-ja e konsideron themelimin e kësaj gjykate të padrejtë dhe të panevojshëm, ndërsa ka shprehur pritshmërinë që vendimi të korrigjohet në shkallën e dytë.
Tutje, ajo ka theksuar se LVV është duke punuar me ekspertët ligjor sa i përket analizës së propozimit që e ka bërë PDK-ja pas situatës së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së që sipas saj, është e padrejtë.
“Si LVV sa i përket Gjykatës Speciale, ne e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë që themelimi i asaj Gjykate ka qenë i padrejtë dhe i panevojshëm në anën tjetër sa i përket Gjykimit, ne e konsiderojmë këtë vendim si të padrejtë dhe sigurisht që presim që në shkallën e dytë të apelit të korrigjohet ky veprim i padrejtë në raport me krerët e UÇK-së, ne besojmë që lufta jonë ka qenë luftë çlirimtare, luftë e drejtë dhe e pastër. Unë besoj që gatishmëria e ushtrueses së presidentes për t’i takuar familjet e krerëve të UÇK-së e fuqizon bindjen tonë të plotë në raport me padrejtësinë në të cilën është marrë në Gjykatë si dhe ka për qëllim solidaritetin dhe mbështetjen për familjen. LVV është e interesuar të krijojë një strategji shtetërore e cila do t’i ndihmojë dhe do të mbështetë palën mbrojtëse në procesin e Apelimit është duke punuar me ekspertët ligjor sa i përket analizës së propozimit që e ka bërë PDK-ja dhe po ashtu është duke punuar në krijimin e strategjie pas situatës së vendimit të Gjykatës që është e padrejtë”, ka deklaruar ajo./teve1.info/







