TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, kërkoi mbështetjen e deputetëve gjermanë për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Në një takim në Bundestag, Zulfaj kërkoi që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës gjatë kësaj vjeshte.

Sipas tij, pothuajse 4 vjet pas dorëzimit të aplikimit, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa statusin e vendit kandidat.

Zulfaj u takua me kryetarin e Komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian, Anton Hofreiter, zëvendëskryetarin Johannes Schraps dhe anëtarin e komisionit Peter Beyer. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Kryenegociatori, sipas një kumtese të zyrës së kryeministrit, në kuadër të së cilit funksionin, kërkoi që deputetët gjermanë të angazhohen në lidhje me Kosovën edhe përmes kontakteve me parlamentarë të shteteve të tjera anëtare. Ai tha se qëndrimi i Gjermanisë ka peshë të veçantë në politikën e zgjerimit të BE-së.

Në njoftim thuhet se palët diskutuan edhe për reformat, zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, si dhe për harmonizimin e saj me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Aty, po ashtu, bëhet me dije se kryenegociatori Zulfaj i falënderoi deputetët për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për solidaritetin dhe përkrahjen gjermane në momentet vendimtare të historisë sonë – nga çlirimi dhe rindërtimi pas luftës, te rruga drejt pavarësisë, shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit./teve1.info/

Tags: anëtarësimiBEJeton ZulfajnKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Seanca për rastin Banjska, të arrestuarit pritet të deklarohen rreth fajësisë

Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një hero – Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën