Rrugën po e kalojnë tek teatri kombëtar në Prishtinë.
Por, për herë të parë, këta këmbësorë nuk kishin nevojë për përparësi kalimi.
Kjo meqë në rrugën “Agim Ramadani”, të mërkurën u funksionalizuan semaforët e rinj.
Mirëpo, vendosja e sinjalizuesve në këtë rrugë, krijoi edhe kolona të gjata.
E këtë, nuk e pritën mirë shoferët.
“Po shihet edhe vet se është ngarkuar. Pak tepër është kjo. Nuk e di se besoj që është normale edhe me hup orarin e punës, edhe klientët në dyqan. Jo normale”, shprehet njw qytetar
“Besoj që nuk ka qenë e nevojshme po kryetari nuk po ka punë tjetër realisht vetëm me shpik ide të tjera. Njëherë ja nisi me rrugë alternative, me i mbyll rrugët alternative, tash ja ka nis me semaforë veç ishalla Zot bone hajër”, shprehet Gwzim Gashi-qytetar.
Por, kishte edhe të tjerë që e mirëpritën shtimin e semaforëve në këtë rrugë.
“Unë mendoj që çdo semafor është për të mirën e qytetarit, për të mirën e automjetëve, për të mirën e çiklizmit për shkak se pa ta nuk mundem me funksionu mirë. Kështu që unë mendoj që është vendi më i duhur dhe më i mirë i mundshëm” , thotw qytetari Xhevat Muça.
Ndërkohë nga Komuna e Prishtinës, thonë se të mërkurën ka nisur vetëm faza e testimit për këtyre sinjalizuesve.
Po themi jemi në fazën testuese edhe në pyetjet e medieve se a ka rënduar komunikacioni, sigurisht që jemi duke bërë ato përgatitjet finale para, para lëshimit final të këtij sinjalizimi. Sigurisht që jemi duke përfunduar edhe pjesën finale të infrastrukturës që ndërlidh rrugët me ‘Agim Ramadani’”, shprehet drejtori i Mobilitetit nw Komunwn e Prishtinws, Pwllumb Bajçinovci.
Por, ekspertët e komunikacionit, thonë se ky segment rrugor nuk e kishte nevojë për shtimin e numrit të semaforëve.
“Vendosja e semaforëve në një distancë jashtëzakonisht të shkurtë është mirë jo e kuptushme. Tjetra është që nuk është bërë asnjë hulumtim atij segmenti rrugor dhe pikërisht që do të ketë kolona të tjera…Në kohën që jemi sot e kemi pikën kulmore mengjes edhe në mbrëmje. Do të thotë nuk kemi pikë kulmore mbrenda ditës. Tash nëse shohim një analiz të vogël të asaj rruge na e shohim se aty nuk ka pas fare nevojë për me u vendos semaforët”, vlerwson eksperti i komunikacionit, Nol Deda.
Ndryshe, rruga “Agim Ramadani” është një nga rrugët më të rëndësishme dhe me të ngarkuara të kryeqytetit.






