Dy gra dyshohet se janë dhunuar të hënën nga dy të dyshuar meshkuj në Kaçanik. Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar viktimat dhe rasti po hetohet si “Dhunim”.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar e më pas janë dërguar në mbajtje.
“Dhunim-Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit i njëjti ka autorizuar të hapet rasti i lartcekur. Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/




